'I tha se do ta ndante, burri u tërbua'! Zbardhen detajet e dhunës ndaj bashkëshortes në Durrës

7 Mars 2020, 10:39| Përditesimi: 7 Mars 2020, 13:47

  • Share

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshorte së tij. Artan Hasa, 50 vjeç, gjatë një sherri me bashkëshorten i ka gjuajtur asaj pas koke me bishtin e sëpatës duke i shkaktuar plagë të rënda  dhe lënë pa ndjenja në tokë. Në këto kushte, ai ka kujtuar se bashkëshortja kishte ndërruar jetë dhe ka tentuar të vetëvaret me litar në banesë, por është parandaluar në kohë nga policia.

Skena e dhunës u pa nga dy fëmijët e çiftit, të cilët ndodheshin në banesë, të cilët kanë lajmëruar fqinjët për ngjarjen dhe më pas policinë. Në momentin e mbërritjes së policisë, 50-vjeçari  kishte bërë gati litarin për vetëvarje.

Çifti kishte 4 fëmijë dhe kohët e fundit kishin shumë debate e zënka mes tyre. Edhe gjatë ditës së djeshme , ata kanë pasur një sherr dhe në momentin që gruaja i ka thënë se do e ndante, kjo ka shkaktuar nervozizmin e tij duke i gjuajtur në kokë.

Aktualisht gjendja e gruas është e qëndrueshme në spital, ndërsa pritet të bëhen ekzaminimet për të kuptuar shkallën e dëmtimit në kokë.

 Çifti banonte në një shtëpi private në lagjen 13 plazh Durrës, ku  50-vjeçari punonte shofer dhe bashkëshortja e tij ndihmës kuzhiniere në një lokal në zonën e plazhit.

 Policia ka arrestuar burrin për veprën penale 'Dhunë në familje'.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 07/03/2020 13:20

    Domosdo qe i terbua se me në fund skllavja u “zgjua”

    Përgjigju
  • Ilir: 07/03/2020 12:57

    Nena gra motra,do te doja te mernit vetem mesazhe urimi dhe dashurie per festen tuaj, por e ndjej t'ju bej nje thirrje, qe vlen edhe per burrat qe kane veshe te degjojne:edukoni, edukoni edukoni djemte qe te vegjel te respektojne motrat shoqet vajzat e nenat. Eshte e vetmja rruge, edukimi.U bene ligje te forta, mire u be, ama ligjet meren me pasojat Ndersa duhet nderhyre qe ne origjine, ne rrenje, qe eshte EDUKIMI, ndryshe, do te kemi gjithnje qenie te tilla agresive e te papergjegjshme . Viktimat jane ne radhe te pare gra e nena, por mendoni femijet, qe rriten nga baballare te tille monstra...c'femijeri kane, c'prinder do te behen?!

    Përgjigju
  • Andia: 07/03/2020 10:55

    Si guxoi kjo grua te kerkonte ndarje nga ky bisha? Ky ishte nje bishe me namuz!! Kete kafshen asgje nuk e ndante nga skllavja e tij, perveç burgut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?