Foto ilustruese

Dhunoi gruan, 47-vjeçari arrestohet nga policia e Korçës

7 Dhjetor 2022, 10:51| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 10:56

  • Share

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës  pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ata ishin në banesën e tyre kur policia ka ndërhyrë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit dhe i arrestuari është kapur në flagrancë.

Për 47-vjeçarin nuk ka ende njoftim nga policia nëse ka qenë më parë konfliktual dhe nëse ka ushtrar mëparë dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ai është banues në fshatin Shëqeras, Maliq dhe dënohet për veprën penale "Dhunë në familje".

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?