Foto ilustruese

Dhunoi fizikisht nënën dhe bashkëjetuesen, në pranga 21-vjeçari nga Maliqi (EMRI)

7 Qershor 2022, 17:13| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 17:18

  • Share

21-vjeçari Aleksandër Shabanllari nga fshati Vashtmi i Maliqit ra në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe bashkëjetueses.

I riu akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëjetuesen dhe nënën e tij, shtetaset E. T., 21 vjeçe dhe A. Sh., 42 vjeçe, njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?