Foto ilustruese

Kronikë

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 39-vjeçari në Berat

6 Gusht 2021, 10:20| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 10:23

  • Share

BERAT- Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burime zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari është identifikuar me inicialet E.P.

Si pasojë e dhunës që ka ushtruar ai është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Dhuna në familje".

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit E.P., 39 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?