Dhunoi dhe kanosi me thikë një 63-vjeçar, pranga të riut në Elbasan

14 Janar, 10:50| Përditesimi: 14 Janar, 14:39

  • Share

ELBASAN- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, pasi ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë një 63-vjeçar.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen "Haxhias", shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, të kryer në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.

26-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin P. S., 63 vjeç, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?