Foto ilustruese

Dhunoi bashkëshorten dhe dëmtoi makinën e dhëndrit, në pranga  53-vjeçari në Elbasan

25 Gusht 2023, 12:03| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 12:04

  • Share

Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe dëmtoi mjetin në pronësi të dhëndrit të tij.

E. M., 53 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua për dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas ka çarë gomën e automjetit në pronësi të dhëndrit të tij.   

Po të njëjtat struktura bëjnë me dije se një  65-vjeçar me iniciale B.L u arrestua, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme.

Ndërsa A. B., 18 vjeç, banues në Prrenjas, u arrestua pasi goditi me sende të forta E. K., 26 vjeç, për motive të dobëta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?