Foto ilustruese

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 30-vjeçari në Fier! Pranga edhe 22-vjeçarit pas aksidentit me 3 të plagosur

10 Janar 2022, 16:00| Përditesimi: 10 Janar 2022, 16:03

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar me inicialet M.T., pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndërsa Policia Rrugore ka prangosur një 62-vjeçar i cili u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

Sakaq, blutë e Fierit kanë arrestuar edhe 22-vjeçarin me inicialet E.L., pasi në fshatin Dërmënas duke drejtuar automjetin "Suzuki", është përplasur me automjetin "Nissan" me drejtuese M.B., 47 vjeçe, dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin tip "Nissan", me inicialet H. B.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në Bubullimë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: V. B., 62 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Suk 1, Roskovec, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip "Renault" në gjendje të dehur.

E. L., 22 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier, pasi në fshatin Dërmënas duke drejtuar automjetin tip "Suzuki", është përplasur me automjetin tip "Nissan" me drejtuese shtetasen M. B., 47 vjeçe, dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin tip "Nissan", shtetasi H.  B., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?