Foto ilustruese

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari në Klos! Një tjetër në kërkim pasi dhunoi nënën në Bulqizë

9 Shkurt 2022, 16:16| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 16:18

  • Share

Policia e Dibrës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili akuzohet për dhunë në familje. Mësohet se i riu me inicialet Xh.R., ka dhunuar bashkëshorten e tij 21-vjeçare.

Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ka dhunuar fizikisht nënë e tij në Bulqizë për motive të dobëta. Mësohet se në kërkim është shpallur V.S., 35 vjeç

Njoftimi i Policisë
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. R., 28 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 21 vjeçare.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë shpallur në kërkim shtetasin V. S., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, 67-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Dibër dhe Mat  për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?