Dhunoi barbarisht dhe mbajti të izoluar gruan dhe vajzën 2-vjeçare në Greqi, 28-vjeçari shqiptar: Më acaroi se donte të shkonim në Angli

26 Shtator 2023, 15:26| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 15:39

  • Share

Pas ngjarjes së tmerrshme e cila ndodhi në Greqi, ku një 22-vjeçare shqiptare, Dafina Kurti, dhunohej barbarisht dhe mbahej e mbyllur bashkë me vajzën nga bashkëshorti i saj, Aurel Kurti. Ky i fundit ka reaguar nga burgu, pasi është arrestuar ditën e sotme. Ai ka mohuar së fundmi që e ka mbajtur bashkëshorten e tij të burgosur, duke thënë se ai ishte acaruar për faktin se 22-vjeçarja i kishte kërkuar të transferoheshin në Angli.

Aurel Kurti është nxjerrë sot para Gjykatës Penale të Larisës dhe është vendosur që të mbahet përkohësisht deri në gjykimin e çështjes, pas rreth dy muajsh, raporton Protothema.

“Është gënjeshtër që e kam burgosur. Ditët e fundit më acaroi… disi sepse donte që ne të largoheshim dhe të shkonim në Angli, ku ishin kushërinjtë e saj. Nëse do të donte të divorcohej, mund të më thoshte. Erdha në Greqi sepse doja një jetë tjetër. I kisha thënë shumë herë të dilte dhe ajo nuk donte sepse thoshte nuk mundemi. Punoja nga mëngjesi në mbrëmje dhe shtëpia ime ishte gjithmonë plot për të dhe fëmijën. U grindëm se më kishte marrë mendtë duke më thënë të largoheshim”, tha 28-vjeçari.

Avokati i të pandehurit ka deklaruar se ata ishin çift i dashuruar dhe i pandehuri kishte pranuar se kishte goditur gruan e tij vetëm të enjten e kaluar dhe asnjë herë tjetër. 28-vjeçari ka thënë se atij i interesonte vetëm fëmija i tij dhe prandaj kishte punuar aq shumë orë vetëm për të mos i munguar asgjë këtij të fundit.

“Më intereson vetëm fëmija im. Kjo është jeta ime, prandaj kam punuar kaq shumë orë, që të mos i mungojë asgjë”, tha 28-vjeçari.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?