Dhunohet kalaja e Lezhës gjatë natës, shkulen gurët e mureve dhe hidhen te kabina e biletarisë

20 Shkurt 2022, 12:35| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 12:41

  • Share

Kalaja mesjetare e Lezhës, monument kulture, është dhunuar gjatë natës nga persona të panjohura. Akti vandal ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hequr gurët e kalasë dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.

Në lidhje me ngjarjen policia vijon hetimet, ndërsa specialisti i monumenteve për Lezhën tregon atë çfarë ka ndodhur.

“Është një dëm i madh që konsiston si në prishjen e mureve të kalasë por dhe dëmtimin e pronës publike. Dhunimi i tmerrshëm ndaj kalasë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk e gjej dot burimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar dhe prishur kalanë. Ne e konstatuam dhunimin sot kur pamë një metër kub material të hedhur nga lartësitë dhe shpresojmë që policia të kap autorët”, tha specialisti i monumenteve në Lezhë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2022 01:13

    U ka dhene force rakia e shumte qe kane pire, qe te shkulnin guret.

    Përgjigju
  • Makiwa71: 20/02/2022 21:48

    Shtazëlleku nuk ka limit , fatkeqësisht.

    Përgjigju
  • Beni: 20/02/2022 14:55

    Fabrikat dhe uzinat I prishem,kurse tani e kane radhen kalate qe ndertoi komunisti Skenderbe

    Përgjigju
  • Nini: 20/02/2022 14:14

    Pune shqiptaresh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?