VIDEO/ Dhunohet drejtori i OSHEE-së në Lezhë! E goditën nga pas, doli nga makina për t’u sqaruar, por e rrahën! Dërgohet me urgjencë te Trauma

30 Nëntor 2022, 20:06| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 21:59

  • Share

LEZHË- Drejtori i Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua nga përsona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkures në rrugën Lezhë-Shënkoll.

43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa  u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur. Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër  janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë. 

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ende të identifikojë autorët të cilët arritën të largohen.

Grupi hetimor ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e sigurisë të disa objekteve përgjatë rrugës Lezhë-Shënkoll me qëlim identifikimin e automjetit të autorëve. Ende nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës që mban 43-vjeçari Edmir Përndreca apo kemi të bëjmë me një konflikt të çastit.

Ai është emëruar drejtor i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë si inxhinier pranë këti institucioni. Ngjarja vjen pas kontrolleve të shtuara gjatë ditëve të fundit për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku janë ndëshkuar disa abonentë përfshirë dhe biznese.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hajdut: 01/12/2022 07:23

    Ven gjoba o Perndrece se eshte e babes tat OSHEE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?