Sociale

Dhunohen varret në Berat, vidhen kupat e bronzit! Roja: Janë të droguar, thyejnë fotografitë

17 Prill 2021, 18:10| Përditesimi: 17 Prill 2021, 21:22

  • Share

BERAT- Thyerje të fotografive prej porcelani, grabitje e vazove të ndriçimit të bronzit dhe dëmtime të llojeve të ndryshmi deri në shkatërrim të plotë të varreve është panorama në varrezat e Suelasit të qytetit të Beratit

Roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu tregon se ka parë se dhunuesit shpesh janë persona të droguar  që i marrin zbukurimet metalike dhe kupat prej bronzi, duke i çuar në pikat e mbledhjes së hekurave.

 “Edhe tek varri i babait tim kanë marrë, edhe tek të gjithë. Edhe atje matanë kanë thyer varrin, kanë marrë fenerët.  I kanë marrë të tëra”, tha Tavanxhiu.

Sipas rojes, ky fenomen ka ndodhur që prej 12 marsit të vitit 2021, ndërsa i drejton edhe një apel autoriteteve shtetërore të ndërhyjnë pasi pavarësisht denoncimeve deri më tani nuk është marrë ndonjë masë.

 “Në 12 mars është bërë grabitja e varrezave e nuk dihet. Denoncimin në policinë e shtetit e bëra që isha dezhurn. Ato i djegin gotat, i shtypin gota i përziejnë. Tani i lutem shtetit të marrë masa, se është një pronë që është e të gjithë popullit nuk është vetëm e imja”, rrëfen ai.

Bastisja e varrezave publike është një fenomen i njohur prej disa vitesh. Varret e dëmtuara janë me pllaka betoni, ndërsa dhunohen për t’u përdorur për skrap pjesë metalike e sende me vlerë  që shiten më pas në treg.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/04/2021 03:28

    Po mire, ti per cfare je aty,per cfare paguesh?A nuk je ti qe ke detyren e ROJES? Ne se ke frike se mos te vrasin,prandaj nuk guxon qe te ndeshesh me ta dhe t'i ndalosh,te pakten ne momentin qe i shikon,ose i degjon,lajmero policine!!!

    Përgjigju
    • Era: 19/11/2021 08:22

      Eshte i vetmi njeri qe i eshte perkushtuar me vite dhe ka bere te pamunduren per ti mbrojtur si ne kohen e 97 kur s'ja mbante njeriut dhe sot. Kur te shkruash pyet njehere pastaj bej komente pa lidhje. Kur s'te funksionon shteti kur i raporton cfare do bej nje i vetem...

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?