Gruaja e dhunuar

Bashkëshorti e hodhi nga shkallët, 55-vjeçarja në Korçë përfundon në spital me këmbë të thyer

22 Qershor 2023, 13:32| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 15:09

  • Share

Një 55-vjeçare ka përfunduar në spitalin e Korçës, me këmbë të thyer, pasi është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Sipas burimeve nga spitali për gazetarin Armand Braho, pasi në polici më parë nuk është bërë kallëzim, bashkëshorti i 55-vjeçares e ka dhunuar këtë të fundit dhe e ka hedhur nga shkallët.

Si ngjarje ka ndodhur ditë më parë, por vetëm mëngjesin e sotëm gruaja ka mundur të marrë mjekim në spital.

Menjëherë pas mbërritjes në spital janë lajmëruar edhe uniformat blu që do të bëjnë të mundur marrjen e dëshmisë nga e dhunuara dhe më pas shoqërimin në komisariat të bashkëshortit të saj i cili ka ushtruar dhunë edhe herë të tjera ndaj bashkëshortes.

Sipas policisë burri pasi është shoqëruar në polici, po hetohet në gjendje të lirë. Ajo pretendon se është dhunuar para 7 ditësh prej tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?