U dhunuan në Mal të Zi, dëshmia e të rinjve: Na sulmuan pa shkak! Në makinë kishim flamurin shqiptar! Identifikohen 3 nga 8 autorët e sulmit

7 Janar, 09:46| Përditesimi: 8 Janar, 11:05

  • Share

SHKODËR- Tre shtetasit shqiptarë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, të cilët u dhunuan barbarisht mesditën e së shtunës (6 janar 2024) në Herceg Novi të Malit të Zi, nga një grup prej 8 personash, prekën tokën shqiptare të dielën  (7 janar) rreth orës 05:30 të mëngjesit. 

Për arsye sigurie, të tre u shoqëruan nga punonjës policie të Malit të Zi, me kërkesë e autoriteteve shqiptare. Meaj, Dervishi dhe Kopaçi u pritën nga drejtues të pikës kufitare të Muriqanit dhe Policisë së Kufirit të Shkodrës, dhe menjëherë u transportuan për në Spitalin Rajonal, ku për fat të mirë kanë rezultuar pa probleme të rënda për shëndetin.

Klodian Meaj, nga Postriba e Shkodrës rrëfen se kishin ndaluar për një problem me makinën kur personat u afruan pa asnjë shkak duke u goditur.

‘Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye.’- ka deklaruar Klodian Meaj.

Por, cila mund të jetë arsyeja e kësaj dhune të paprecedent sipas Meajt?

‘Po komunikonim më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare.’- ka thënë ai.

Edhe i dhunuari tjetër, Doris Kopaçi nga Vërdova e Pogradecit ka dhënë të njëjtën dëshmi. Nuk kanë provokuar agresorët por kanë qënë keta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye duke i goditur me sende të forta në kokë dhe në trup. Dorisi ka qenë në sediljen e pasme të makinës dhe ka refuzuar të dalë në momentin që agresorët i janë drejtuar makinës. 

Tre shqiptarët ishin nisur për në Gjermani përmes Malit të Zi me një makinë me targa gjermane, kur në Herceg Novi janë sulmuar nga një grup personash mesditën e 6 janarit 2024. Autorët fillimisht goditën makinën dhe më pas i sulmuan fizikisht. Policia malazeze informoi autoritetet shqiptare se ka identifikuar 3 prej 8 agresorëve të sulmit dhe po punon për arrestimin e tyre si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Janë kontrolluar videot e kamerave të sigurisë nga ndërtesat pranë vend-ngjarjes në Herceg Novi ndërsa pamjet filmike të xhiruara nga njëri prej shqiptarëve të dhunuar tregojnë ata me sy të zi e plagë në fytyrë e pjesë të trupit.

Policia malazeze dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të trafikut në rrugë, por incidenti do të sqarohet e plotë vetëm pas hetimeve intensiv, ndërsa autoritetet malazeze kanë dënuar ngjarjen e rëndë dhe kanë bërë thirrje për kapjen e autorëve. Tre të rinjtë, pas ekzaminimeve kanë lënë Spitalin e Shkodrës dhe janë nisur për në shtëpitë e tyre.

Ora 16:11
U dhunua barbarisht në Mal të Zi, Doris Kopaçi mbërrin në banesën e tij në Pogradec: Nuk i provokuam, na goditën me sende të forta në trup e kokë

 

Rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, ka mbërritur në banesën e tij në fshatin Vërdovë të Pogradecit, Doris Kopaçi, një prej 3 të rinjve shqiptarë që u dhunuan barbarisht dje në Mal të Zi.

Nga gjendja e tij e traumatizuar, ai nuk ka pranuar të flasë me mediat por jashtë kamerave ka thënë për gazetarët se as ai as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët por kanë qënë keta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.

Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopacit nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.

Ora 14:38
Dhunimi i shqiptarëve në Malin e Zi, mjeku i spitalit të Shkodrës: Djemtë kishin dëmtime në kokë dhe në trup! Gjendja e tyre tani është e mirë

 

Mjeku i Urgjencës në spitalin Rajonal të Shkodrës Astrit Lahi ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre shqiptarëve të cilët u dhunuan një ditë më parë në Malin e Zi. Sipas mjekut djemtë kishin dëmtime në kokë, trup dhe në fytyrë. Gjendja e tyre shtoi mjeku tashmë paraqitet e stabilizuar.

‘Janë paraqitur rreth orës 6 të mëngjesit. Në ekzaminimet e para vihej re se kishin dëmtime, në kokë në trup, në fytyrë. U filluan ekzaminimet përkatëse që u takonin. Kanë qëndruar për disa orë ën spitalin rajonal në Shkodër. Kishte prezencë të policisë.

Në përgjithësi ishin në të njëjtën situatë nuk paraqisnin probleme neurologjike. Koshiencë të qartë njëri kishte dëmtim te syri. Nga konsulta  që u bë me okulistin pa probleme madhor ka dalë me mjekim. Gjendja shyqyr ishte relativisht e mirë. Me grushte ishte referimi i tyre. Këtu kanë qëndruar rreth 4 orë. Këtu ishin për ri kontroll, pasi kanë marrë mjekim edhe në Malin e Zi.’- tha mjeku.

Ora 14:31
U dhunuan në Mal të Zi, familjarët e Doris Kopaçit për Report Tv: Djali ishte nisur në Gjermani për të punuar! Refuzoi të dilte nga makina

1704634654_page.jpg

Foto: Doris Kopaçi

Gazetari i Report TV, Armand Braho ishte pranë familjes së 25 vjeçarit Doris Kopaçi në Pogradec, një prej tre të rinjve të cilët u dhunuan në Malin e Zi.

Nga kontakti me familjarët, 25 vjeçari po kthehej sot në banesë pas kryerjes së procedurave. Sipas informacioneve nga familjarët Kopaçi ishte nisur për në Gjermani ku do të punonte, pasi situata ekonomike në familje ishte e vështirë, por rrugës ndodhi incidenti.

Mësohet se ai ndodhej në sedilen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës. Doris Kopaçi 25 vjeç banon në fshatin Vërdovë të Rrethit të Pogradecit.

Ora 14:13
U dhunua në Malin e Zi, dëshmia: Kishim flamurin shqiptar në pasqyrën e makinës! Sapo dolëm nga mjeti nga goditën

1704568137_malizi.png

Është zbardhur dëshmia e Klodian Meaj, njërit prej shqiptarëve të dhunuar në Malin e Zi. Sipas tij ata janë qëlluar pa asnjë shkak sapo kanë dalë nga makina, ndërsa ka theksuar se në pasqyrën e makinës mban një Flamur të vogël shqiptar. Ai thotë se nuk di nëse është kjo arsyeja, pasi mjeti ishte me targa gjermane.

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë.

Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare.

Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falenderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falenderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falenderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë.”- ka thënë ai.

Ora 10:42
U dhunuan në Malin e Zi nga 7 persona, policia: Tre shqiptarët janë rikthyer në atdhe, u shoqëruan me efektivë deri në kufi

1704570918_maliizi.jpg

Policia e Shqiptare ka reaguar sërish në lidhje me gjendjen e tre shqiptarëve që u dhunuan në Malin e Zi. Sipas autoriteteve shqiptare, ato kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë shoqëruar me punonjës policie deri në kufi.

Policia bën me dije se tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.

'Në vijim të informacionit për tre shtetasit shqiptarë të dhunuar në Mal të Zi, ju informojmë se: 

Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para  procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime  në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës  shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimave të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri.   

Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjes policie, deri në kufi. 

Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme. 

Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se: 

Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të  gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë. 

Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes. 

Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre.
 
Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin  ligjor të rastit. 

Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të  kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 08/01/2024 11:02

    Prasa ka gjithandej kshq nuk eshte cudi qe te kene hasur ne ndonje grup ekstremistesh. Mua nuk me ka ndodhur asnjehere nje gje e tille ne mal te zi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Iris: 08/01/2024 00:24

    Pra sipas ketyre shkak mund te kete qene flamuri e megjithate prape eshte pak e cuditshme si histori! Perse duhet te flisnit ne makinen tuaj,kur ishit ne punen tuaj /me ze fare te ulet/?!

    Përgjigju
  • Xhabija: 07/01/2024 20:11

    Qeveria e re malazeze eshte filoserbe.Po perdor nje retorike nacionaliste te rrezikshme,shpeshhere edhe antishqiptare. Keto sulme halabakesh jane rezultat I kesaj politike. Situata ne Ballkan vetem do tensionohet me tej,sepse kjo eshte ne agjenden e Beogradit dhe Kremlinit. KM Britanik nuk vizitoi Kosoven pa shkak qe ne fillim te vitit. Shqiptaret duhet te pergatiten per dite te veshtira.

    Përgjigju
    • Loni: 07/01/2024 20:33

      O xhabije te trupa diplomatike e ka...it vucic ke pas ndenjur!? Ku e di si kan qen situatat e pe shtepine e atij te pogradecit ku therret kiameti.. keto bejne te fortin se mblidhen 3 veta horra e do ikin ne gjermani se punetoret bejne nuk ben ai i shkolluari si puna jote e imja. Lejini politikat e gabuara njerez jan edhe ne serbi mal te zi maqedoni ska dallime rracore. Keto e kan kruajtur edhe e gjeten...

  • Lushka: 07/01/2024 17:43

    Asnje te rreh pa motiv asnjeher. Kam qen un e Serbi Maqedoni Mal te zi me targa shqiptare àsnje incident me te vogel SKAM Pasur. Jo flamur ate shqiperis te kishit por me kostum tradicional te ishit veshur pa shkak nuk te Luan njeri me dor. E dini ju ckeni ber edhe ata. Edhe lejini racizmat ne ballkan na duan ne shqiptaret Mo's degjoni politikat e gabuara.

    Përgjigju
    • Lushka: 08/01/2024 06:39

      Per ty @lushka o spe RMA e shekullit 21 un them ate ckam perjetuar me burrin Tim Jo me te degjuara websitesh e idera webesh qe Ben ti. Nese STE pelqen komenti I'm mos e lexo edhe mos komento UN Kam te drejte te shpreh mendimin tim. Ke qen ndonjeher ne Greqi ne dogane se UN Kam kaluar edhe per bukuri te zotit. Thojne qe Jan rracista greket dakort jam por nese I kerkon te drejtat legjitime ne vendin tend e mos i kerko ne Greqi e fillojn incidentet si djemte tane qe i urojme sherim te shpejt. Edhe ty bukurosh Te me behesh model qytetar edhe mos RRi vetem ne lagje por Dil.

    • @Lushka: 07/01/2024 19:22

      @Lushka. Dègjo o bujk. Tè lutem merru me dhi apo me sfurkun e kashtès por ama merru dhe kursena neve kèto "teoritè e kostumeve tradicionale qè nuk tè ndodh asgjè". Pse kemi kaq shumè koqe kanari me celular, si puna jote, nè kètè vènd? O filozof stallash,,,,boll.!!!

  • Gripi: 07/01/2024 16:48

    Falenderoj ministrin Balla meqe na rrahen! Nese ky krim pa prapa synime raciste atehere eshte veper shume e rende. Nuk e kuptoj pasi kam udhetuar me makine me targa shqiptare shpesh ne mal te zi, ne serbi etj dhe nuk kam pare as ndjere nje sjellje te tille. Mos ndoshta ne traget kane bere ndonje numer? Them ndoshta sepse mund te jete dhe sulm racist.

    Përgjigju
  • I am: 07/01/2024 16:19

    Shume e thjesht, mos ikni me ne Gjermani. Ja qe ne shtepi tende qenka me mire. Tu behet mesim.

    Përgjigju
    • Parruca: 07/01/2024 17:17

      Nuk qeke mire ti shoku. Te besh thirrje rinise qe te qendroje ne Shqiperi dhe te ndertoje vendin e saj eshte nje gje, por te thuash « tu behet mesim » tregon qe nuk je mire nga trute.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?