Dhunimi barbar i 22-vjeçares keniane në Tiranë, 2 përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë takim me shefin e komisariatit nr.1

11 Janar 2023, 11:05| Përditesimi: 12 Janar 2023, 11:54

  • Share

Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë mbërritën në Tiranë dhe takuan shefin e Komisariatit numër 1 në Tiranë, Petrit Hado për të marrë informacione se çfarë po bëhet me hetimet për dhunimin e vajzës keniane në kryeqytet disa muaj më parë dhe a janë identifikuar agresorët.

Keniania Joy Aoko punonte në Shqipëri në një kazino dhe rasti u denoncua publikisht në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, teksa policia ende nuk e kishte raportuar si ngjarje.

Dosja fillimisht u regjistrua në prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t'u plotësuar.

22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhet në koma e shtruar në spitalin e  Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.  Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.

Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 11/01/2023 17:08

    Si do jete marre vesh ky shefi i 1 se ky edhe shqipen nuk e zoteron plotesisht ha ha ha ha ??? Te jete per ndonje $ te fik ky po per te zgjidhur krime nuk ka lidhje me ate pune .

    Përgjigju
  • Kdo: 11/01/2023 14:18

    Po ti ndodhte nei shqiptari ne ndonje vend tjeter as qe do plaste fare shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/01/2023 13:16

    Edhe Kenia interesohet per qytetaret e vet. Konsullatat shqiptare s'ngrene as telefonin...

    Përgjigju
  • Max: 11/01/2023 11:55

    Perse jemi shume te poshter si rrace

    Përgjigju
  • gimi: 11/01/2023 11:21

    vend kafshesh te etur per mish....

    Përgjigju
    • den: 11/01/2023 11:59

      Vend kafshesh jemi ne qe sillemi si kafshe Ka ndonje rast qe ndonje diplomat shqiptar te shkoje ne polici e nje vendi tjeter per tu interesuar per fatin e shtetasve te tyre???Neve na rrofte llapa dhe shqiponje me dy duar qe likja e ben shume bukur

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?