Foto ilustruese

Kronikë

Dhunë në familje, lojëra fati dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur, policia e Tiranës vë në pranga autorët e veprave të ndryshme penale

22 Gusht 2021, 15:45| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 15:47

  • Share

Puna për “goditjen” e paligjshmërisë në vend vijon, ndërsa policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona për vepra të ndryshme penale.

Pasi u kap duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj prindërve të tij, policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçarin G.Q.

Prindërve të tij menjëherë iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Gjatë kontrollit rutine të policisë, është konstatuar se në një lokal në pronësi të 34-vjeçarit R.H, pikërisht ky i fundit ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve u proceduan dhe 7 shtetas të tjerë, klient të lokalit.

Nën masën “Arrest shtëpie” për veprat penale “Përndjekja”, është kapur jashtë banesës 35-vjeçari A. K të cilin arrestoi policia në rrugën “7 Marsi”.

Në pranga nga policia e Kavajës është vënë edhe 44-vjeçari A.K i cili pas një konflikti, ka kanosur me armë gjahu F.R.

Policia rrugore ka arrestuar Xh. M., 20 vjeç, K. A., 52 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatës dhe A. M., 45 vjeç, A. M., 28 vjeç, E. K., 26 vjeç, dhe A. G., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?