Foto ilustruese

Dhunë në familje, kanosje dhe kanabis në Fier, vihen në pranga 4 persona! Një nën hetim

25 Gusht 2023, 14:14| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 14:15

  • Share

Nga dhuna e kanosja tek kanabisi, katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, për vepra të ndryshme penale.

Dy raste të dhunës në familje janë konstatuar sot nga Policia e Fierit, e cila la arrestuar fillimisht një  37-vjeçar me iniciale M.M, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu një 54-vjeçar me iniciale E.K është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së mitur të fqinjëve të tij.

Në Lushnjë u arrestua në flagrancë D. B., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërsa, në prangat e Policisë Rrugore Fier ka rënë B. Sh., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Punonjwsit e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë A. D., 50 vjeç, pasi në banesën e tij në fshatin Muçias, Divjakë, kishte kultivuar 8 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?