Foto ilustruese

Dhunë në familje, 2 në pranga në Tiranë dhe 1 në Kavajë! Një tjetër i prangosur se nuk i dha policisë dokumentet, pjatë e bardhë me shenja kokaine në makinë

17 Prill 2023, 11:53| Përditesimi: 17 Prill 2023, 11:55

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për shkak se akuzohen për dhunë në familje. Efektivët e Komisariatit nr. 3 arrestuan Y. M., 41 vjeç, banues në Institut, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë që uniformat blu të Komisariatit Nr. 4 arrestuan B. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Një tjetër dhunues në familje është prangosur nga policia e Kavajës. E. K., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Policia bën me dije gjithashtu se specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan R. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë  për dhënien e dokumenteve të mjetit që drejtonte, si dhe gjatë kontrollit në mjet, iu gjet një pjatë e bardhë me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?