Dhunë në 27 janar? Kryemadhi:
Policia të mos provokojë

16 Janar 2018, 11:41| Përditesimi:

  • Share
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mohon të ketë një skenar dhune nga opozita në 27 Janar, por paralajmëron që të mos provokojë protestuesit. 

Në protestën e 18 dhjetorit, mbështetësit e PD dhe LSI tentuan të futen brenda në Kuvend, teksa mbahej seanca për zgjedhjen e kryeprokurores, Arta Marku. Në 27 janar, thotë Kryemadhi, shqiptarët do t'i tregojnë Ramës se shumica e tyre janë kundër tij. Ajo akuzon Ramën se dhunën në protesta e solli ai, duke i kujtuar 21 janarin e 2011-ës. 

"Shqiptarët janë aq të lodhur dhe zhgënjyer sa i përket situatës politike dhe ne në 27 janar do jetë paqësore ku të gjithë shqiptarë që janë të varfër që ndihen të pashpresë, po duan të ikin nga sytë këmbët, i ftojmë që në 27 janar të protestojmë që t'i tregojmë Ramës që shumica e qytetarëve janë kundër tij.

Në imazhin e shqiptarëve është krijuar ideja e protestave të dhunshme, por dhunën e solli zoti Rama në 21 janar, ishte shembulli më i keq i të bërit proteste. Ajo e 18 dhjetorit ishte shumë paqësore, nëse flakadanët quhen bomba molotovi…, policia dhunoi disa gra e vajza, dhuna s’është nga njëra anë, dhuna vjen kush e provokon dhe policia duhet të jetë e kudjesshme që të mos provokojë", u shpreh Kryemadhi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?