Dhunë ndaj nënës dhe plagosje me thikë e bashkëjetueses, prangosen dy persona në Elbasan

29 Prill 2020, 12:40| Përditesimi: 29 Prill 2020, 12:41

  • Share

Dy persona në Elbasan janë vënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit pasi akuzohen për dhunë në familje. Konkretisht personi me inicialet H . H është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Sakaq një tjetër person po në Elbasan, me inicialet B . K , 63 vjeç, është arrestuar pasi ka plagosur me thikë bashkëjetuesen, e cila është dërguar në spital ku pas mjekimit është rikthyer në shtëpi, duke mos qenë në rrezik për jetën.

Për të dy veprat penale materialet i janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?