Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë

28 Mars, 10:48| Përditesimi: 28 Mars, 10:50

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje në Tiranë.

Një baba 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj dhe tashmë ndodhet mbrapa hekurave.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.'- njofton policia.

Po ashtu në pranga është vënë edhe një 52-vjeçar i cili akuzohet për dhunë ndaj nënës së tij dhe shkatërrimin e disa orendive në banesën e tyre.

'Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. L., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa orendi, në banesën e tyre.'- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?