Foto ilustruese

Dhunë ndaj të miturve, policia arreston dy persona në Fier

19 Nëntor 2020, 09:55| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 10:19

  • Share

FIER - Dy persona, të shpallur në kërkim, janë arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohen se për dhunë ndaj të miturve.

Në Fier u ndalua një 21-vjeçar me iniciale M.S. të cilit i ishte caktuar masa e sigurisë, arrest me burg për përdhunimin e një vajze të mitur.

Ndërkohë një 46-vjeçar me iniciale A.M. u ndalua në Mallakastër pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për keqtrajtimin me të miturit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?