Dhunë, mashtrim dhe vjedhje! Policia e Tiranës prangos tetë persona në 24 orët e fundit

16 Korrik 2020, 13:31| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 13:32

  • Share

Tetë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga polcia e Tiranës, mes tyre një person i shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, policia e komisariatit numër 3 ka kapur dhe ndaluar shtetasin H. B., 54 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit kosovar L. GJ., 31 vjeç, sepse dyshohet që me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën prej 6500 eurosh, shtetasit S. E.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. GJ., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor Rinas - Qafë Kashar, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur hekurat mbrojtës dhe barrierat e rrugës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. O., 34 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

D. T. dhe M. D., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

A. Rr., 44 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?