Komisariati i policisë Lushnjë

Dhunë fizike në një familje! 53-vjeçarja rreh motrën, mbesën dhe kunatën në Lushnjë, arrestohet nga policia

31 Dhjetor 2022, 11:26| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 11:28

  • Share

LUSHNJË- Një 53-vjeçare me iniciale L.S., ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës, mbesës dhe kunatës së saj. 53-vjeçarja banore e fshatit Rrupaj të Lushnjës akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu u vunë nën hetim dhe A. S., 26 vjeçe, L. S., 45 vjeçe (familjare të 53-vjeçares), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi janë konfliktuar fizikisht me 53-vjeçaren. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?