Dhunë, falsifikim dhe vjedhje, arrestohen pesë persona në Fier, mes tyre një grua

25 Maj 2019, 09:17| Përditesimi: 25 Maj 2019, 09:22

  • Share

Pesë persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. E.K. 32-vjeç u arrestua për vjedhje.

A.K. 46-vjeçe nga Fieri dhe E.B. 35-vjeç nga Lushnja u arrestuan pasi ishin të dënuar me nga 6 muaj burg për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

Ndërkohë që L.K. 46-vjeç u prangos për dhunë në familje, pasi goditi gruan pas një sherri në banesë.

I arrestuari i pestë është një 54-vjeçar me inicialet A.C. pasi u kap duke drejtuar automjetin tip BMW i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?