Elton Ilirjani

Dhuna në selinë blu, Elton Ilirjani ironizon me trapan dhe çekiç në dorë: Unë i qetësoj shpirtrat e dy PD-ve, më duan! Hapeni çuna

12 Janar 2022, 09:26| Përditesimi: 12 Janar 2022, 09:32

  • Share

“Lufta” brenda PD dhe protesta e dhunshme në selinë blu e organizuar nga Sali Berisha më 8 janar, ka shkaktuar një “lumë” reagimesh jo vetëm nga personazhe të botës politike.

Situatën e tensionuar të ditëve të fundit, e ka ironizuar edhe biznesmeni shqiptar që jeton jashtë vendit, Elton Ilirjani i cili ka “improvizuar” me tone humoristike skenat e dhunës, aspak humoristike.

“Unë i qetësoj shpirtrat e trazuar të 2 PD-ve. Sidomos të kontingjentit ‘trima’”, ka shkruar ai në një Instastory, ku është shfaqur me trapan në dorë në “përpjekje” për të “shqyer” derën.

“Unë e hap derën e PD sepse më duan të dy krahët. Sidomos ata me shkopa te ballkoni i PD-së”, shkruan ai, teksa shfaqet me çekiç në dorë.

Kujtojmë se 8 janari ishte dita kur Sali Berisha me një grup militantësh berishian, sulmuan me dhunë selinë blu me qëllim “marrjen” e saj, në një mënyrë aspak demokratike, që supozohet të ishte thelbi i kësaj partie, tashmë të ndarë më dysh.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?