Pamje nga protesta

Përplasjet në PD, reagon Policia e Shtetit: Nuk jemi të përfshirë në asnjë veprim, distancohuni nga dhuna

8 Janar 2022, 12:33| Përditesimi: 8 Janar 2022, 15:17

  • Share

Pas skenarëve të dhunës që u panë në selinë e Partisë Demokratike mes mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës ka reaguar Policia e Shtetit.

Teksa iu bën thirrje protestuesve që të distancohen nga dhuna, Policia e Shtetit sqaron se nuk kanë vepruar në këtë situatë dhe as nuk kanë hedhur asnjë send të kundraligjshëm, si gazi lotsjellës siç u pa në seli.

“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, deklaron Policia e Shtetit.


Lajmi kryesor:

Lulzim Basha kërkon ndihmë: Të ndërhyhet për të shmangur viktimat nga dhuna e Berishës, deputetët në rrezik! Policia shpërndan protestuesit: Godina e selisë skenë krimi


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?