Dhuna në familje, rriten rastet me 12.4% për vitin 2021

10 Prill 2022, 18:41| Përditesimi: 10 Prill 2022, 18:43

  • Share

Rastet e dhunës ne familje për vitin 2021 janë rritur me 12,4% në krahasim me vitin 2020. Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme thotë se numri më i lartë i procedimeve penale është regjistruar në Gjykatën e Tiranës, me 29% të totalit, ndërsa diferencën më të lartë e ka qarku i Lezhës me 88 raste dhune për 100 mijë banorë.

Pas Lezhës, Vlora është qarku i dytë në vend, ku rastet e dhunës janë më të shpeshta, përkatësisht 80 denoncimi për 100 mijë banorë të regjistruar në 2021.

Dhuna në familje nuk prek vetëm gratë, por edhe burrat e fëmijët. Sipas të dhënave të prokurorisë 91,52 %  e viktima janë të rritur dhe 8,48 % të mitur.

Mes te rriturve  75,48 % janë femra dhe 24,52 % janë meshkuj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?