Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Dhuna në familje, ‘pandemia’ që po infekton familjet shqiptare! Raportohen 1600 raste në 8 muaj në Kosovë

10 Tetor 2021, 13:38| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 13:44

  • Share

KOSOVË- Fenomeni dhe plaga e dhunës në familje, teksa vitet kalojnë vetëm po thellohet.

Përgjatë 8 muajve të fundit, 1 mijë e 600 raste të dhunës në familje janë raportuat në Kosovë, shifra tepër alarmante dhe shqetësuese për një vend kaq të vogël.

Në një kohë kur bota është “pushtuar” nga COVID-19 dhe problemet socioekonomike janë bërë më të theksuara, dhuna në familje është një dukuri më e shpeshtë.

1 mijë e 600 raste të raportuara? Por mbrapa dyerve hermetike, mund të fshihen me qindra njerëz që nuk kanë zë për të ngritur...

Jo shumë kohë më parë Kosov por jo vetëm u “trondit” nga një krim makabër, vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani, nga Ferizaj. Në lule të rinisë, Marigona “luftoi” për jetën, por dora e bashkëjetuesit të saj Arbër Sejdiu nuk i la hapësirë, duke e dhunuar sistematikisht derisa nuk mori më frymë.

Plagë është edhe për shoqërinë shqiptare dhuna në familje, ku përditë denoncohen raste dhe përditë fshihen po aq shumë.

Vetëm një muaj më parë, Sabrina Bengaj u vra nga ish-burri i saj Elton Meta, në shtëpinë e babait të saj në Fier duke lënë pas një fëmijë të vogël.

Gjatë vitit 2021, deri më tani, 14 vajza dhe gra kanë humbur jetën nga duart e partnerëve ose bashkëshortëve të tyre.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?