Xhelal Sveçla

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë/ Ministri i Brendshëm: Të çohen para drejtësisë të gjithë të implikuarit

2 Nëntor 2022, 15:58| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 16:01

  • Share

1667401200_a.jpg

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas publikimit të një videoje që shfaq dhunën që ushtron një infermiere ndaj një të moshuare në Pejë.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla. 


Lajmi kryesor:

Çnjerëzore në Pejë/ Infermierja dhunon nënën e dëshmorit në azil, arrestohet bashkë me kolegen që e filmoi! Zbardhet dëshmia: U vetëmbrojta, më sulmoi e para (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?