Ilir Meta

Dhuna ndaj të miturit, Meta: Akt i rëndë e i dënueshëm, riktheu vendi në kohën e arbitraritetit

16 Maj 2020, 17:45| Përditesimi: 16 Maj 2020, 17:56

  • Share

Pas rastit të publikuar ditën e sotme, ku një adoleshent është qëlluar me shpulla dhe grushte nga disa efektivë të policisë së Tiranës, ka reaguar edhe presidenti Meta duke e dënuar sjelljen e tyre.

Përmes një postimi Meta tha se ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke kthyer vendin pas në kohët e arbitraritetit.

Presidenti i bën thirrje Policisë së Shtetit që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj, duke pasur parasysh të drejtat themelore të njeriut.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është publikuar videoja e një ngjarje të ditës së djeshme te kodrat e liqenit, ku një adoleshent është qëlluar me shpulla dhe grushte nga disa efektivë të policisë së Tiranës. Sot një nga policët, pjesë e patrullës së komisariatit nr.2 është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Postimi i Metës:

Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë. Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit.

Veçanërisht sjellja e çdo institucioni shtetëror përkundrejt të miturve në këto kohë të vështira duhet të garantojë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë dhe respektimin e masave kufizuese, dhe jo ushtrimin e forcës policore. Në respekt të sensibilitetit të madh shoqëror që ka shkaktuar me të drejtë kjo ngjarje, apeloj zbardhjen e menjëhershme dhe me transparencë të saj dhe nxjerrjen pa zvarritje të mëtejshme të përgjegjësive ligjore.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të bëjë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të saj, si dhe të ketë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet.

Komento

Komente

  • Deda: 17/05/2020 20:12

    Në fshatin karpen në kavajë në ish kriporen dhe më pas ish peshkimi ka qenë një magazinë 500vjeçare tani ish peshkimin me sip prej 200 e sa hektar e ka argita berisha-malltezi.pse nuk e ruajti z.berisha këtë magazinë 500 vjeçare që është monument kulture.por bën kaq zhurmë për teatrin 80 vjeçar.

    Përgjigju
  • Alb: 16/05/2020 23:14

    Kushdo qe mbron te tilla veprime policie eshte thjesht koqe ose gomar qe i pelqen te haj dru sdo koment policia ka degraduar totalisht shpresoj populli tia kthej me te njejten monedh.

    Përgjigju
  • Hasani: 16/05/2020 21:57

    Foli ky qe quante popullin kokpalar para ca kohesh! Ik shikoje padrejtesine ne USA ku polici po shkele ligjin dhe e ofendove te vret si qen ne rruge! Ligji eshte diktature ne vetvete o zotri lere hipokrizine

    Përgjigju
  • TMERR: 16/05/2020 19:21

    Shikoni hajdutin me bllok në dor sa i ndjeshëm është ky paçavure wc. Po kur vidhte ky 700.00 euro me një dor nuk quhej. Polici shkret ka bër punën e ky i mituri shante par e mbar po dhe polici gjak ka. Po ti o like paçavurja e wc provoje e hajde shiko ktu në New York e një adoloshent ta shaj policin e të mos i bindet shife ti se çfar i bëjn e rahin sa të pjerdhi e e tërheqin zvar. Ka pas raste dhe adoleshent kan vrar policia e asnjë njeri nga politika s'ka folur. Kurse ti o hajdut ordiner bën si kur je njeriu më korekt në ktë Bot. Kur ti je hajdut i pa skrupullt. O pik e zez çe ka gjet Shqiprin.

    Përgjigju
  • Beni: 16/05/2020 17:55

    Dhune ndaj te miturve eshte edhe kur vjedh shtetin dhe le femijet pa buke,pa shtepi,pa shkolle,dhe pa katandi,biles njelloj si vrasja

    Përgjigju
  • O Meta: 16/05/2020 17:53

    Hajdut me cizme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?