Dhuna ndaj grave/ Sociologu: Meshkujt shqiptarë kanë nevojë të emancipohen! Familja t'i edukojë për respekt ndaj gruas

2 Mars 2020, 16:38| Përditesimi: 2 Mars 2020, 16:48

  • Share

TIRANE- Dhuna ndaj grave, vrasja e tyre është një fenomen shqetësues i shoqërisë sonë, ku opinion publik vijon të tronditet nga lajme të tilla. Sociologu Gëzim Tushi tregon për Report Tv se krimi ndaj gruas është një fenomen shumë shqetësues, ku shifrat e viteve te fundit tregojne për një “Luftë civile” midis bashkëshortëve.

“Krimi ndaj gruas në shoqërinë shqiptare është shumë shqetësues. Ndoshta është një  nga fenomenet sociale më shqetësuese të shoqërisë aktuale. Nëse do të shikojmë shifrat e vrasjes së femrave në Shqipëri nga viti 2000 deri tani, duket sikur në familjen shqiptare po ndodhë një “luftë civile” midis bashkëshortëve, ku më shumë humbin jetën gratë. Kjo ka shumë arsye të veta, ka arsye historike, kulturore, ekonomike, arsye që lidhen me kornizën morale, me ndryshimin e tipologjisë së familjes, me mënyrën e re se si krijohen martesat, lidhjet, me ndryshimin e fenomenologjisë së martesës dhe të personalitetit të femrës në shoqërinë shqiptare.

Sipas gjykimit tim evolucioni i femrave shqiptare është jashtëzakonisht i shpejtë dhe duket që ato nuk e pranojnë më këtë rol inferior, këtë rol të dorës së dytë, këtë nëpërkëmbje nga meshkujt e tyre që janë në rolin e bashkëshortit, të dashurit. Në një farë mënyre kjo sjell shumë kontradikta dhe konflikte të cilat pastaj për shkak të kësaj kulture të deformuar, në vend që konfliktet e natyrshme që mund të lindin në martesë midis bashkëshortëve, të zgjidhen në rrugë humane me dialog me tolerancë me komunikim me kompromis reciprok të cilat janë instrumentet e qytetërimit mbi të cilat zgjidhen kontradiktat në familje, një pjesë e këtyre meshkujve kanë gjetur rrugën e shkurtër, që është rruga e marrjes së jetës, rruga e krimit, rruga e intolerancës dhe kjo natyrisht është shqetësuese”-u shpreh sociologu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjorme: 02/03/2020 18:34

    Ajdeni në Vlore te shikone se i ngordhene në te rrahure

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?