Gjergj Zefi

Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, arrestohet një nga autorët, i sekuestrohet makina dhe telefoni

2 Dhjetor 2023, 20:21| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 19:30

  • Share

Është arrestuar një nga autorët që ka goditur me sende të forta administratorin dhe editorin e portalit online “Pamfleti.net” Gjergj Zefi më tre tetor. Policia njofton se ra në pranga autori 31 vjeçar banues në Elbasan.

"Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën "Bardhok Biba", u godit me sende të forta administratori i një portali. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën "Bardhok Biba", disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar. Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan", njofton policia.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 02/12/2023 21:19

    Ky eshte ekzekutori legen jo urdheruesi. Urdheruesi/ja dihet kush eshte por as vete Gjergji nuk e permend. Eshte mjaftuar duke mos e permemdur me ne portalin pamfleti. Eshte e njejta dore qe rrahu Dakon, Celen dhe Gaz Demin. Eshte e frikshme qe askush nuk guxon t'ja permwnde emrin.

    Përgjigju
    • E verteta: 03/12/2023 09:15

      O Aliu i Demave qe zgerdhihesh si budalla. Duhet te kesh mendje qe ta vrasesh dhe ti mund te vrasesh vetem kafken bosh. Meqe nuk e kupton nga te dhenat qe kam tregua kerko nese pas kesaj ngjarje kriminale ka shkruar serish per Belinda Ballukun dhe banden e te dashurit te saj.

    • Alidemsi: 03/12/2023 08:49

      O gripi meqe ju I ditkeni kush eshte ekzekutori dhe urdherusi dhe te gjithe paskan frike ti permenin emrat ose ti denocojne me emere dhe mbiemer po pse nuk i thu ti nga tastiera po e thu mos u boj merak, jo per gjo por mos te rrijme e te vrasim menjen ne te tjeret ha ha

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?