Dhoma Amerikane: Klima e biznesit është përmirësuar! Ulet korrupsioni, shqetësim monopolet

7 Dhjetor 2023, 17:25| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 17:30

  • Share

Mungesa e punonjësve të kualifikuar është sfida kryesore me të cilat po përballen bizneset amerikane në vendin tonë.

Në konferencën vjetore të prezantimit të Indeksit të biznesit, drejtori ekzekutiv i dhomës Neritan Mullai listoi 4 problematikat kryesore me të cilat po përballen kompanitë ku kryeson mungesa e stafit.

“Gjetja e stafit të kualifikuar është problemi kryesor, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, ekonomia informale dhe burokracitë qeveritare. Anëtarët e dhomës amerikane është në krye të listës si problem për anëtarët e dhomës dhe ky tregues ka një rënie me 1.4% dhe është problem kryesor”, u shpreh Mullai.

Ndërkohë është përmirësuar indikatori i luftës kundër korrupsionit si dhe vlerësohet pozitiv ndikimi që po jep drejtësia e re.

“Indikatori që ka një përmirësim është për mënyrat më të mira të luftës kundër korrupsionit, ka shënuar një rritje me 3.8%”, tha Mullai.

Në tërësi Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se klima e biznesit në vend është përmirësuar në vitin 2022, dhe mbeten pozitive edhe sinjalet e vitit aktual. Sipas raportit indeksi i biznesit për vitin e kaluar u rrit me 1.99 pikë dhe ishte në nivelin prej 43.4%.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazmendi: 09/12/2023 21:46

    A është kjo një shaka e ditës së budallenjve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?