Pogradeci i stolisur

Dhjetori i festave, Pogradeci ka ndezur dekorin e festave të fundvitit, video magjike nga qyteti

11 Dhjetor 2023, 22:00| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 22:03

  • Share

Pogradeci mirëpret festat e fundvitit. Ka ndezur dekorin e festave të fundvitit, duke ngritur kështu siparin e aktiviteteve festive.

Momente nga koncerti i organizuar me fëmijët e veshur me kostume festive, si dhe nga performanca artistike e trupës së qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”, janë publikuar në rrjete sociale nga Kryeministri Edi Rama.

Qindra banorë por edhe vizitorë të shumtë u bënë pjesë e ceremonisë së ndezjes së dritave të dekorit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?