Foto nga sulmi në Nigeri

Dhjetëra të vrarë, gra e fëmijë të rrëmbyer në një sulm militantësh në Nigeri

10 Shkurt 2020, 19:23| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 19:59

  • Share

Militantë të dyshuar si  islamikë vranë të paktën 30 njerëz dhe rrëmbyen gra e fëmijë, gjatë një bastisje në verilindje të Nigerisë.

Sipas zyrtarëve, shumica e viktimave kanë qenë udhëtarë, që janë djegur për vdekje, derisa kanë qenë duke fjetur në makina gjatë një ndalese gjatë natës.

Sipas BBC, sulmi ndodhi në një autostradë në qytetin Auno.

"Militantët erdhën me kamionë dhe armë të rënda, përpara se të vrisnin, digjnin dhe plaçkisnin", tha zëdhënësi i Qeverisë së Nigerisë, Ahmad Abdurrahman Bundi.

Grupi militant Boko Haram ka kryer sulme brutale në Nigeri qysh në vitin 2009.

Rreth 35 mijë njerëz janë vrarë, më shumë se dy milionë kanë mbetur të pastrehë, ndërsa qindra të tjerë janë rrëmbyer në konflikt.

Grupi kryen fushatë të dhunës, në përpjekje për të krijuar, siç thotë, një shtet islamik në veri të Nigerisë.

Qeveria e Nigerisë vazhdimisht ka thënë se militantët janë mposhtur, por sulmet vazhdojnë akoma.

Foto nga sulmi në Nigeri

Komento

Komente

  • Frego: 10/02/2020 21:25

    Nga makinat e tyre kur do e fillojne?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?