Dhjetra protestues pro-palestinezë u arrestuan gjatë natës nga policia amerikane në Universitetin Yale në Konektikat dhe në Universitetin e Nju Jorkut në Manhatan.
Veçanërisht në kampusin e Universitetit Yale në New Haven, Connecticut, oficerët arrestuan të paktën 47 protestues orët e fundit, thuhet në një shënim të lëshuar nga universiteti.
Ndërsa më tej ata citojnë se studentët e arrestuar, do t'i nënshtrohen masave disiplinore.
Lajmi kryesor:
SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve, mbi 130 studentë të arrestuar (VIDEO+FOTO)
Xh.K/ReportTv.al