Elias Gomez dhe aksidenti fatal

Dhimbje për kampionin e Argjentinës, pas festës së titullit humbi të ëmën dhe motrën në aksident

18 Korrik 2023, 16:05| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 16:07

  • Share

River Plate u bë kampion i Ligës Profesionale në Argjentinë, pas fitores 3-1 kundër Estudiantes dy javë përpara fundit të sezonit. Disa orë më vonë, pas festimeve, dhimbja pushtoi të gjithë klubin kampion, pasi nëna (66 vjeçe) dhe motra (25 vjeçe) e anësorit Elias Gomez vdiqën në një aksident automobilistik.

Ngjarja ndodhi në rrugën 9, në lartësinë e Ramallos në Argjentinë, kur makina me të cilën ata udhëtonin ka përplasur një kamion, sipas dëshmitarëve, për shkak të një manovre të keqe të drejtuesit të tij.

Pas dramës që goditi Gomez, i lindur në vitin 1994, River Plate, si dhe skuadrat rivale në kampionat dhe shumë kolegë i kanë shprehur mbështetjen e tyre mbrojtësit, në orët më të vështira.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?