Keidi Bare

'Dhimbje koke' për Edi Rejan, një tjetër titullar i kombëtares i dëmtuar

4 Shtator 2022, 22:25| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 22:28

  • Share

Një tjetër lojtar i Kombëtares Shqiptare është dëmtuar. Në prag të ndeshjeve të Ligës së Konferencës që do të zhvillohen në fund të shtatorit, është dëmtuar edhe Keidi Bare. 

Mesfushori u aktivizua sapo filloi pjesa e dytë kundër Atletiko Bilbaos, në triumfin 0-1 të Espanjolit, por arriti të qëndrojë në fushë vetëm 15 minuta. Bare ka ndjerë shqetësime në kofshën e tij të djathtë dhe ka kërkuar zëvendësimin.

Në ditët në vijim pritet të zbulohet se cfarë dëmtimi ka pësuar dhe sa kohë duhet të qëndrojë jashtë fushës. Ndërkohë në listën e të dëmtuarve janë edhe Gjimshiti, Kumbulla, Dermaku dhe Manaj. Kjo situatë me shumë mundësi e shqetëson jashtë mase trajnerin Edi Reja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?