Pavli dhe Kristi Vangjeli

Dhimbje e madhe për mbrojtësin e Tiranës, Kristi Vangjeli humb vëllain në moshë të re pas luftës me sëmundjen e rëndë

4 Shkurt 2021, 12:56| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 14:05

  • Share

Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë pak orë më parë në moshën 37-vjeçare futbollisti Pavli Vangjeli, vëllai i mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli.

Pavli ka filluar karrierën e tij nga ekipi shqiptar i Skënderbeut por më vonë ka emigruar në Greqi, me familjen e tij ku bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut.

Ai ka nënshkruar kontrata dhe ka luajtur si mesfushor për ekipe të mëdha në shtetin fqinj mes të cilave dhe PAOK-u, Panserraikos dhe PAS Giannina.

Vitet e fundit ai i është tërhequr nga futbolli dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.

Dhimbja për futbollisti Kristi Vangjeli dhe familjen e tij është e madhe, ndërkohë ngushëllimet e tyre kanë shprehur edhe skuadrat ku ka luajtur Pavli.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?