Dhërmi/ Turisti kolumbian mbetet i izoluar në një zonë të thepisur, shpëtohet nga policia

1 Nëntor 2022, 20:35| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 20:38

  • Share

Një turist kolumbian ka mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur në Dhërmi mesditën e sotme.

Pas marrjes së njoftimit, Policia e Himarës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfikësve, pas disa orësh kërkimi, kanë bërë të mundur gjetjen e tij duke i ardhur në ndihmë turistit.

Sipas njoftimit të Policisë turisti është në gjendje të mirë shëndetësore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?