Çifti i martuar

Kronikë

'Dhëndri iku pa paguar'/ Italiani bën dasmën në Vlorë dhe paguan me çek fals! Denoncon hoteli: Akomodoi për një javë dasmorët

29 Qershor 2021, 22:04| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 22:10

  • Share

Në Vlorë, një italian i ka bërë gjëmën një hoteli. Ai është martuar me një shqiptare në një ceremoni të madhe, duke akomoduar për një javë dasmorët në hotel dhe ka paguar me çek fals. Denoncimin e ka bërë vetë hoteli në Facebook.

"Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek falso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht! Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët...epo kjo është shumë", thuhet në postimin e hotelit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 30/06/2021 06:35

    fake. Esht fotomontazh. E shihni detin dhe pishen mes ujit te ndare?

    Përgjigju
    • aaa: 30/06/2021 11:31

      po ti e njeh zonen apo ia fut keshtu kot

  • LALA: 30/06/2021 05:11

    Nuk i bëjnë breshkaxhinjtë këto, që na hoqi qafesh një kurvë mir bëri.Tani që u "martua,, me breshkaxhi nuk punon më në profesionin e parë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?