Dhëndri i Trump resorte në Sazan, deputetja e PS: Projekti në fazë vlerësimi, imazh i mirë për Shqipërinë

19 Mars, 14:12| Përditesimi: 19 Mars, 14:31

  • Share

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ka folur në Report Tv mbi ambiciet e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, për ndërtimin e resorteve në Sazan. Deputetja e mazhorancës sqaron se gjithçka është ende në fazë shqyrtimi. Duke iu përgjigjur akuza të opozitës se nuk ka transparencë, Ekonomi thotë se aktualisht është depozituar projekti, i cili do të vlerësohet në bazë të legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë, sa i takon lajmeve për resorte edhe në Zvërnec, deputetja tha për emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, se aktualisht është depozituar vetëm projekti për Sazanin. 

“Në këto vite kemi ndërtuar një bazë legjislative, ku kemi nxitur investimet e huaja direkt në Shqipëri. Legjislacioni ta mundëson këtë dhe ka ngritur një ent të posaçëm që merret me investimet strategjike, AIDA. Tek AIDA në momentin që vjen një projekt i tillë propozim, shikohet në bazë të kushteve që ka vënë Shqipëria. Ne jemi në fazën kur ky investitor ka paraqitur interesin, tani futet në funksion instancat shtetëror për ta vlerësuar këtë projekt strategjik. Duhet të presim të kalojnë fazat që i kemi parashikuar në legjislacion”, tha Ekonomi për Report Tv.

Akuzave të opozitës së janë bërë ligje me porosi për klientët e qeverisë, Ekonomi iu përgjigjet se ligji për zonat e mbrojtura është bërë për të zhvilluar këto zona.

“Jemi përpjekur që Shqipërisë t’i ruajmë asetet kombëtare, bukuritë natyrore e arkeologjinë e historike. Këto zona janë pjesë të mbrojtura. Kemi programe të tilla t’i zhvillojmë zonat”, vijoi Ekonomi.

Një investim i tillë për Ekonomin është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi ndikon në imazhin e saj, sidomos në aspektin e turizmit.

“Sa më globale të jetë kompania aq më mirë është për vendin, se bën imazh të mirë për Shqipërinë. Fakti që Shqipëria ia ka dalë të bëj betejë të mirë për qëndrueshmërinë financiare, që të jetë e përmirësuar sa i takon sigurisë së turistëve kur vijnë në vend, janë dy faktorë të rëndësishëm për të ardhur me investime strategjike”, tha deputetja e PS.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?