Foto gjatë punimeve

Dhe pak orë pa ujë/ Punimet te impianti i Bovillës drejt fundit! Veliaj: Do dyfishohen prurjet

7 Qershor 2020, 15:19| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 15:24

  • Share

TIRANË- Edhe pak orë kanë mbetur nga lidhja e linjës së re që do të dyfishojë prurjet e ujit në Boville.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj, teksa ka postuar edhe fotot nga punimet intensive që po kryhen për një nga investimet më madhore në ujësjellës për dekada me radhë.

“Edhe pak orë punë - mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Për shkak të punimeve, pati kufizime në furnizimin me ujë në banesat që furnizohen nga Bovilla. 

Postimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ggg: 08/06/2020 09:10

    Nuk e kuptoj se perse mashtrojne kaq shume keta plehrat..... sot e hene dhe une banoj afer qendres se Tiranes e uje ska.... O Veliaj po nuk u ngope duke mashtruar o hajdut.....

    Përgjigju
  • Ervin: 07/06/2020 19:56

    U bene 7 ore qe nga postimi dhe nuk pikon asnje pike nga cesma. Sa jane keto pak ore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?