Banka e Shqipërisë

Dhe çuditë nuk kanë të sosur

27 Prill 2023, 20:20| Përditesimi: 27 Prill 2023, 20:29

  • Share

Banka e Shqiperisë, institucioni që paguhet me paga të larta edhe nga taksat e shqiptarëve sapo "lëshoi" njoftimin e fundit:

Na fton të marrim pjesë "OFF THE RECORDS" në një takim ku do të flitet për deklaratën e kërcënimit financiar për 6 mujorin e dytë të vitit 2022!

Çudia e rradhës nuk ka të bëjë shumë se cfarë do të thotë banka për çfarë ndodhi 6 muaj më parë, por edhe se këtë e ben "off the records"!

Nga trembet Banka e Shqiperisë dhe Zyra e saj e Shtypit! Ka ndonjë kercenim që vjen nga kamerat televizive? Ka ndonjë "sekret" që mund të na i marrin "të huajt" sa i përket kërcenimit financiar të vitit që mbyllëm në dhjetor?

Mbyllja e institucioneve (dhe në këtë rast jo vetëm e Bankës së Shqipërisë) po i bën dëmin më të madhe media- se shkruar dhe asaj radiotelevizive! Sepse lajmet kanë një "surat", edhe sinkronet zgjidhen nga zyrat e paafta të institucioneve dhe se dëgjuesit dhe shikuesit, do të ndjekin, dëgjojnë dhe shikojnë atë që duan institucionet!

Konferencat e shtypit po numërohen me gishtat e njerës dorë! Pyetjet po vijnë të gatshme! Edhe titrat e mediave News i bëjnë zyrat e paafta të shtypit, duke mos i dhënë mundësi redaksive të dinë të zgjedhin dhe te etransmetojnë atë për të cilën ka nevojë publiku!

Ky është dëmi më i madh në dy dekada për median, pas asaj që i bënë partitë politike me kasetat e gatshme të "stafeve" të tyre!

Kur tani kete e ben edhe Banka Qendrore që ligji e autorizon si "këshilltaren ligjore të qeverisë", MENDO SE KU PO SHKOJMË!

Nesër në 10:30 media do të shkojë në seline e Gent Sejkos! Do të degjojë pa filmuar! Pastaj do te kthehet ne redasi dhe do te presë "videon" që do t'i servirë Zyra e Shtypit e Guvernatorit!

Qejf o qejf per për gazetarët e ekonomisë!

KUJDES: Ja çfare shkruan Zyra e Shtypit e BSH: "Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë fizikisht në prezantimin off the records, që do të mbahet në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Duke ju falënderuar për vëmendjen tuaj"

Edhe ne iu falenderojmë për vëmendjen dhe kënaqësinë që na jepni! Tung!

Bardhi Sejdarasi

Sekretar i Përgjithshëm

Lidhja e Gazetarëve Ekonmike të Shqiperisë

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?