Sociale

Dha dorëheqjen si drejtor i spitalit 'Shefqet Ndroqi', Perlat Kapisyzi bën gjestin falenderues për kolegët: Luftuat duke dhënë dashuri, ia dolët

29 Shtator 2021, 19:05| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 19:08

  • Share

TIRANË- Pavarësisht faktit se dha dorëheqjen nga drejtimi i spitalit "Shefqet Ndroqi", duket se në memorien e Perlat Kapisyzit do të mbeten gjatë momentet sfiduese, emocionuese, por edhe momentet e vështira të betejës me pandeminë COVID-19.

Perlat Kapisyzi ka zgjedhur të largohet me një surprizë të veçantë, dedikuar kolegëve, ku i falenderon për punë e bërë me shumë përkushtim.

Në hyrje të spitalit "Shefqet Ndroqi", Kapisyzi iu dedikoi kolrgëve një mesazh përmes tullumbaceve të fryra.

"Luftuat duke dhënë dashuri, ia dolët, isha me fat që ju kisha pranë. Ju përqafoj të gjithëve", shkruhej në mesazh.

Perlat Kapisyzi, dha dorëheqjen një ditë më parë nga drejtimi i spitalit, ndërsa është mësuar se drejtoreshë e spitalit është komanduar mjekja Silvana Bala.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit, po kujtojmë se Shefqet Ndroqi ka shërbyer si spital COVID për trajtimin e pacientëve me koronavirus për më shumë se një vit. “Shefqet Ndroqi” i është kthyer normalitetit më 18 qershor të këtij viti dhe nuk pret më pacientë të infektuar me COVID-19.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?