'Dezinformimi dhe edukimi mediatik'! Shqipëria përfaqësohet në Turqi nga kryetarja e AMA-s

22 Shtator 2023, 22:46| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 23:01

  • Share

Sfidat e licensimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi, edukimi mediatik i publikut në formën e aftësisë kritike për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media, kanë qenë disa nga temat e trajtuara në forumin vjetor të enteve rregullatore të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka drejtuar panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital", organizuar nga Këshilli i Lartë i Radio-Televizionit Turk (RTÜK), me pjesëmarrjen e drejtuesve të enteve rregullatore të Greqisë, Turqisë dhe Serbisë.  

“Është e rëndësishme që qytetarët të kenë akses në informacion, por është njësoj e rëndësishme edhe që ata të kenë edukimin e nevojshëm në përdorimin e mediave online, të dinë të dallojnë dhe të përzgjedhin informacionin e saktë nga ai i rremë dhe të kenë aftësinë e duhur analitike e kritike në realitetet komplekse online”, tha Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s shtoi dhe rëndësinë që ka edukimi mediatik i publikut dhe për këtë qëllim tha se  gjatë dy viteve të fundit, AMA ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me aktorët që operojnë në treg dhe target-grupe të caktuara të popullsisë.  

“Autoritetet rregullatore të medias, si AMA, po përshtaten me detyrat dhe përgjegjësitë e reja dhe po zhvillojnë qasje të reja për rregullimin ligjor për ofruesit e shërbimeve mediatike në treg”

Krasniqi i ka njohur të pranishmit edhe me ndryshimet e bëra, në maj të këtij viti, në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Teksa nuk la pa përmendur edhe evidentimin aktiv në treg të kompanive ofruese të shërbimit të internetit, rrugët e reja të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale apo platformat e shpërndarjes së videove, ku përdoruesi është edhe prodhues i produktit që shpërndan. 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 23/09/2023 08:44

    AMA është një më me Entin rregullator të serbis, mjerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?