Foto ilustruese

Bota

Dezinformatat mbi koronavirusin, YouTube ka hequr 1 milion video rreth COVID-19

26 Gusht 2021, 13:34| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 13:36

  • Share

Përfaqësues të YouTube kanë bërë me dije se që nga fillimi i pandemisë kanë hequr me shumë se 1 milion video që përmbanin dezinformacion mbi koronavirusin.

Përmes një postimi në blog, shefi i YouTube, Neal Mohan tha se  ka mbështetur qëndrimet për të cilat bien dakord ekspertët e organizatave shëndetësore, përfshirë Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai vuri në dukje se në disa raste, dezinformatat janë më pak të lehta që të kuptohen, sepse dalja e fakteve të reja bën që videot fake të jenë të vihen re më lehtë nga qytetarët.

"Politikat tona përqendrohen në heqjen e çdo videoje që mund të çojë drejtpërdrejt në dëmtim të botës reale. Që nga shkurti i vitit 2020, ne kemi hequr mbi një milion video me informacion të rrezikshëm mbi koronavirusin, sikurse ato të lidhura me kura të rreme ose pretendime se ai (COVID-19) është një mashtrim. Në mes të një pandemie globale, të gjithë duhet të jenë të armatosur me informacionin më të mirë në dispozicion për të garantuar sigurinë tonë e të familjes", shkruan Neal Mohan.

Sakaq, YouTube po punon për të përshpejtuar procesin për heqjen e videove që përmbajnë dezinformacion. Teksa bëri me dije se që nga zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 ka hequr me mijëra video që përcjellin dezinformacion mbi zgjedhjet dhe se tre të katërtat e tyre janë hequr përpara se të arrinin 100 shikime.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?