Dezinfektohen autobusët në Tiranë, Veliaj ka disa këshilla për qytetarët

9 Mars 2020, 18:41| Përditesimi: 9 Mars 2020, 18:55

  • Share

Dezinfektohen autobusët e transportit publik në Tiranë pas masave të shtuara kundër koronavirusit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një video të momentit të dezinfektimit, ndërsa ka disa këshilla për qytetarët. "Nis dezinfektimi i autobusëve! Por kini parasysh, kalon nga njeriu te njeriu, jo aq shumë nga autobusi te njeriu! Ndaj idealisht udhëtimi me biçikletë, apo ecja në këmbë është akoma më e shëndetshme si në rast virozash, ashtu dhe në ditët normale" thotë Veliaj. Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së koronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për masat e marra për situatën në Tiranë, Veliaj prezantoi një sërë vendimesh të rëndësishme, duke filluar nga shkollat, transporti publik etj. Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjienën, ndërsa lajmëroi se krahas çerdheve dhe kopshteve, ka nisur edhe dezinfektimi i autobusëve urbanë. “Kemi filluar të marrim disa masa sa i takon edhe transportit publik. Po dezinfektojmë rrugët dhe autobusët, megjithatë më lejoni të sqaroj diçka: Njeriun nuk e infekton as rruga, as autobusi, por njeriu infekton njeriun. Këshilla që dha sot kryeministri për higjienë personale është ABC-ja e rezistencës ndaj kësaj sfide që na ka ardhur në Tiranë. Ne po bëjmë dezinfektimin e rrugëve, e autobusëve, po një këshillë që vlen për të gjithë është ose të ecim, ose të përdorim biçikletën”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Veliaj: Mbyllen qendrat sociale për të moshuarit! Gjoba kush rrit çmimet e ushqimeve! Punonjësit e Bashkisë mbi 60-vjeç dhe nënat pushim


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?