Foto ilustruese

Devoll, gjendet një person pa shenja jete në një përrua! Dyshohet se është emigrant i paligjshëm

25 Janar 2021, 11:57| Përditesimi: 25 Janar 2021, 12:06

  • Share

DEVOLL - Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm (25 janar) në një përrua në Devoll.

Ai është gjetur nga banorët e zonës në orën 10:20 në një përrua në fshatin Grapsh.

Policia njofton se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj dyshohet se vdekja e tij është për shkaqe aksidentale.

Nga të dhënat e para nga policia, dyshohet se ai mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?